Bota

Rritja e rasteve pozitive me Covid19 në Gjermani bëhet shqetësuese, Merkel bën thirrje: Vaksinohuni, është çelësi për të kapërcyer pandeminë

Ajo gjithashtu u bëri thirrje gjermanëve që t’i përmbahen rregullave të distancimit dhe mbajtjes së maskave, por tha se të gjithë e dinë çelësin për të kapërcyer pandeminë, mënyra e vetme, është vaksinimi.
Featured image of article: Rritja e rasteve pozitive me Covid19 në Gjermani bëhet shqetësuese, Merkel bën thirrje: Vaksinohuni, është çelësi për të kapërcyer pandeminë Angela Merkel

GJERMANI– Rastet e reja me Covid-19 po rriten në mënyrë shumë të shpejtë në Gjermani dhe kancelarja Angela Merkel i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për tu vaksinuar.

“Shifrat po rriten me vrull shqetësues, të gjithë e dimë çelësin për të kapërcyer pandeminë, mënyra e vetme është vaksinimi.”-tha Merkel.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje gjermanëve që t’i përmbahen rregullave të distancimit dhe mbajtjes së maskave, por tha se të gjithë e dinë çelësin për të kapërcyer pandeminë, mënyra e vetme, është vaksinimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkalla e infektimit të Gjermanisë mbetet shumë e ulët krahasuar me disa vende të tjera evropiane. Por ajo është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur arriti në 4.9 raste të reja javore për 100,000 banorë në 6 korrik.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment