Bota

Rritja e rasteve në Gjermani shqetëson virologët/ Christian Drosten jep paralajmrimin: Vendi do të përballet me valën e dytë të Covid-19

Ndërkohë ai u ka bërë thirrje autoriteteve që të vendodin sërish rregullat për distancimin social tek njerëzit.
Featured image of article: Rritja e rasteve në Gjermani shqetëson virologët/ Christian Drosten jep paralajmrimin: Vendi do të përballet me valën e dytë të Covid-19 Foto ilustruese

GJERMANI– Christian Drosten, Drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Charité në Berlin ditën e sotme është shprehur i shqetësuar për  rritjen e rasteve  në vend duke thënë se Gjermania mjund të përballet me një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë ai u ka bërë thirrje autoriteteve që të vendodin sërish rregullat për distancimin social tek njerëzit.

 “Unë nuk jam optimist se brenda një muaji do të kemi akoma një situatë të tillë paqësore siç kemi tani për sa i përket veprimtarisë epidemike. Në dy muaj, unë mendoj se do të kemi një problem nëse nuk i ndizni përsëri të gjithë sensorët e alarmit.” tha Drosten.

Kujtojmë se Gjarmania ishte një nga vendet e para që bëri lehtësimin e masave kufizuese përkoronavirusin si dhe u hapën shumë biznese, kafe dhe restorante.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermania ka rifutur në karantinë mbi 360,000 persona ditën e martë pas shfaqjes së një vatre koronavirusi në një fabrikë mishi. Deri më tani në Gjermani kanë humbur jetën 8,986 persona dhe janë  regjistruar 192,906 raste me Covid-19

Burimi:.euronews.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment