Rajoni

Rritja e rasteve me Covid-19/ Kryeministri i Kosovës: Jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme

Ai tha se një vendim i tillë do të merret nga Kuvendi I Kosovës në bazë të vlerësimeve që do të shqyrtohen të dielën nga ana e Komitetit për Menaxhim të COVID-19 si dhe të Këshillit të Sigurisë.
Featured image of article: Rritja e rasteve me Covid-19/ Kryeministri i Kosovës: Jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme nëpërmjet një deklarate në një intervistë për ‘Klan Kosova’ është shprehur se duke qenë se situata e pandemisë së Covid-19 po përkeqësohet, në vend mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ai tha se një vendim i tillë do të merret nga Kuvendi I Kosovës në bazë të vlerësimeve që do të shqyrtohen të dielën nga ana e Komitetit për Menaxhim të COVID-19 si dhe të Këshillit të Sigurisë.

“Tash jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Sonte kam pasur takim me Komitetin për Menaxhimin e COVId-19, kemi biseduar shumë hapur, mund të jetë vendim jo popullor por jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për të ruajtur jetën e qytetarëve. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të komitetit për të bërë vlerësimin tjetër të situatës shtesë me informata shtesë që kemi kërkuar dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Të dielën do ta shqyrtojmë sepse vendimin përfundimtar e merr kuvendi por ne do të vlerësojmë nëse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, tha Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në Kosovë janë regjistruar 95 viktima dhe 4 mijë e 307 të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment