Bota

Rritja e rasteve dhe viktimave, Italia bën detyrueshme testet serologjike për personat që vijnë nga Spanja, Greqia, Malta e Kroacia

Ky vendim është marrë nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministri i çështjeve rajonale, Francesco Boccia, të cilët këto katër vende i kanë konsideruar me rrezik të lartë infektimi nga koronavirusi.
Featured image of article: Rritja e rasteve dhe viktimave, Italia bën detyrueshme testet serologjike për personat që vijnë nga Spanja, Greqia, Malta e Kroacia Foto Ilustruese

ITALI– Për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19 gjatë ditëve të fundit Italia ka bërë të detyrueshme testimet serologjike për të gjithë ata persona që udhëtojnë nga Spanja, Greqia, Malta dhe Kroaci, e që futen brenda Italisë.

Ky vendim është marrë nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministri i çështjeve rajonale, Francesco Boccia, të cilët këto katër vende i kanë konsideruar me rrezik të lartë infektimi nga koronavirusi.

Pak orë më par u publikua dhe bilanci përsa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19. Sipas të dhënëve në 24 orët e fundit në Itali humbën jetën 10 persona dhe u infekktuan 481 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:.fanpage.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment