LIVE UPDATES
Politike

Rritja e pagave/ Vokshi: Rama nuk e mbajti premtimin. Spiropali: Paratë e prillit merren në maj

4 Prill 2019, 13:19 Nga DOSJA
Rritja e pagave/ Vokshi: Rama nuk e mbajti premtimin. Spiropali: Paratë e

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me rritjen e pagave ndaj mësuesve dhe mjekëve.

Vokshi u shpreh se më 17 tetor 2018 kryeministri Edi Rama premtoi se nga 1 prilli do të kishte rritje pagash për mjekët, infermierët, mësuesit dhe për ushtarakët.

“Sot jemi më 4 prill. Në telefonin tim janë me qindra mesazhe të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve që shprehin revoltën e tyre për mosmbajtjen e premtimit nga Edi Rama.”

DEKLARATË PD, ALBANA VOKSHI

Këto 6 vjet, mes shumë zhgënjimeve nga qeveria e Edi Ramës, shqiptarët kanë mësuar më mirë se gjithçka tjetër, se Edi Rama është një mashtrues, i cili nuk njeh asnjë kufi për pushtetin e tij. Ai u ka premtuar mësuesve dhe mjekëve disa herë rritje page, por asgjë nuk ka ndodhur. Mashtrimet janë rënduar edhe më shumë, që kur mori të gjithë tepsinë për vete.

Ju ftoj të ndiqni një nga mashtrimet e kryehajdutit të qeverisë, që i përket fundit të vitit 2017.

EDI RAMA, 28 DHJETOR 2017 “Nuk mund t’ju premtoj që, në fund të këtyre 4 viteve paga juaj do të jetë shumë afër times, por mund t’ju premtoj këtë gjë: që e imja nuk do të rritet, ndërsa e juaja do të rritet çdo vit”.

Të gjithë e dinë se Edi Rama gënjeu. Vitin që shkoi as pagat e mësuesve, as të mejkëve, as të administratës, nuk u rritën asnjë qindarkë. Për ta nuk u dha asnjë shpërblim, sepse mirëqenia dhe trajtimi dinjitoz i tyre nuk është pjesë e axhendës së Edi Ramës. Njerëzit për Edi Ramën janë vetëm objekte elektorale që, ose duhen blerë, ose duhen mashtruar.

Disa muaj më parë, Edi Rama premtoi sërish se pagat e mësuesve, mjekëve, punonjësve në shëndetësi dhe ushtarakëve do të rritën duke nisur nga 1 prilli. Ju ftoj të ndiqni vetë premtimin e tij. EDI RAMA, 17 TETOR 2017 “Kemi mundësinë të bëjmë një rritje duke nisur nga 1 Prilli për mjekët, infermierët, mësuesit dhe për ushtarakët”

Sot jemi më 4 prill. Ne telefonin tim janë me qindra mesazhe të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve që shprehin revoltën e tyre për mosmbajtjen e premtimit nga Edi Rama.

Partia Demokratike e di shumë mirë se qeveria po fsheh gjendjen e vërtetë të financave të shtetit, se kontrabanda dhe korrupsioni në dogana e tatime gëlojnë dhe në arkë nuk ka para mjaftueshëm, sepse muaji mars është mbyllur me minus, por rreth 60 mijë mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shëndetësisë, ushtarakë dhe familjet e tyre, nuk kanë pse të vuajnë pasojat e korrupsionit galopant të qeverisë së Edi Ramës.

PD shpreh keqardhjen, veçanërisht, për përdorimin e rreth 35 mijë mësuesve si objekte elektorale. Mësuesit, në dorën e të cilëve janë fëmijët tanë, meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo sipas llogarive për vota të Edi Ramës. Gjatë qeverisjes së tij, paga e tyre ka pësuar një rritje minimale në 6 vjet, ndërkohë, që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike paga e mësuesve u mbidyfishua.

Paga e mesuesve duhet të rritet pa vonesë dhe jo të pritet afrimi i zgjedhjeve. Zgjidhja është e thjeshtë: qeveria të nxjerrë menjëherë një vendim me fuqi prapavepruese, në mënyre që rritja modeste të perfitohet që prej datës 1 prill dhe asnjë ditë më vonë.

Mësuesit, kanë vetëm një alternativë të besueshme. Ajo është Partia Demokratike. Ne e kemi të qartë vizionin tone dhe kemi vullnetin politik për ta zbatuar atë: Mbështetje financiare për arsimin, shpërblim dhe rritje e pagave për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve, stazh të paguar për 10 mijë studentë çdo vit.

Partia Demokratike ka të gjithë vullnetin për ta nxjerrë sistemin arsimor nga kriza dhe për të shkuar me vendosmëri drejt zhvillimit.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit. Me anë të një postimi në Twitter, e cila me ironi ka shkruar se rrogat e muajit prill gjithmonë paguhen në maj.

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore.“

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama tha se të ardhurat e larta në buxhet, i japin qeverisë komoditetin për të aplikuar nga 1 prilli i 2019-ës, rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama elisa spiropali rritja e rrogave albana vokshi edi rama elisa spiropali rritja e rrogave

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni