LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritet vdekshmëria foshnjore, tregues i politikave të gabuara publike

23 Maj 2020, 18:00 Nga DOSJA
Rritet vdekshmëria foshnjore, tregues i politikave të gabuara publike

TIRANË- Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri arriti në 10,3 për mijë lindje të gjalla në vitin 2019 duke u rritur në mënyrë dramatike nga 8,9 për mijë që ishte në vitin 2018 apo 7.1 për mijë që ishte në vitin 2015. Në total në vitin 2019 rezultojnë të kenë vdekur 294 foshnja nën 1 vjeç nga 257 në vitin 2018.

Të para së bashku, shifrat e vdekshmërisë foshnjore të dekadës së fundit, 2010-2020, tregojnë se rritja e vdekshmërisë foshnjore është në fakt një tendencë dhe jo një ngjarje rastësore. Dhe nëse merren parasysh faktorë të tjerë si niveli i përgjithshëm i lindshmërisë, rritja është akoma më dramatike.

Vdekshmëria foshnjore llogaritet si një pjesëtim i thjeshtë i numrit të foshnjave që nuk kanë mbijetuar deri në përvjetorin e parë pas lindjes me numrin e lindjeve totale në një vit të caktuar. Duke qenë se shanset e mbijetesës së një foshnje varen nga një numër faktorësh shëndetësorë, socialë e ekonomikë, vdekshmëria foshnjore shihet si një matës i nivelit të përgjithshëm të zhvillimit të një vendi ndërsa tendenca e këtij treguesi është sugjerues nëse vendi po përmirësohet apo po përkeqësohet. Edhe nëse e sheh si tregues përgjatë 80 viteve të fundit, (shih grafikun), është e lehtë të dallosh se përtej një tendence të përgjithshme rënëse, vdekshmëria foshnjore ka pësuar rritje në periudha të caktuara ku gjendja e përgjithshme e vendit është përkeqësuar.

Për shembull, në periudhën menjëherë pas ardhjes së komunistëve në pushtet në vitin 1945, vdekshmëria foshnjore u rrit nga niveli i frikshëm i 100 për mijë më 1940 në 121 për mijë më 1950. Ose në krizën që pasoi prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në vitin 1962 apo në krizën e mesit të viteve ’90.

Rregulli i përgjithshëm është që kur niveli i lindshmërisë në një vend bie, vdekshmëria foshnjore bie gjithashtu për shkak se familjet dhe kombet kanë më shumë burime ekonomike dhe shëndetësore për të investuar te kujdesi për foshnjat. Problemi është se lindshmëria në Shqipëri është sakaq në nivelet më të ulëta në njëqind vitet e fundit ndërkohë që vdekshmëria foshnjore po rritet.

Rritja e vdekshmërisë duket se është një tregues në drejtim të kundërt edhe me rritjen ekonomike të vendit apo ecurinë e shpenzimeve për kujdes shëndetësor. Kështu, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit ekonomia shqiptare zyrtarisht ka vijuar të rritet dhe shpenzimet për kujdes shëndetësor kanë vijuar të rriten, por sërish, vdekshmëria foshnjore është rritur në vend që të ulet.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi vdekshmërinë foshnjore në kontinentin Europian i përkasin vitit 2018 dhe tregojnë se vdekshmëria është 3.5 për mijë mes 27 vendeve anëtare ku më të ulëtin e ka Estonia me 1.6 ndërsa më të lartin e ka Bullgaria në nivelin 5.8. Mes vendeve të rajonit tonë, Maqedonia e ka 5.7 ndërsa Serbia e ka 4.9. Turqia dhe Azerbajxhani kanë vdekshmëri foshnjore më të lartë se Shqipëria, respektivisht 9.3 dhe 11.1 për mijë.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shifrat e vdekjeve vdekshmeria amesore shifrat e vdekjeve vdekshmeria amesore

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Maj 2020, 15:13

TIRANË- Reforma në Drejtësi, ditët e fundit, ka marrë një goditje të rëndë. Një prej anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci, ka...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni