Bota

Rritet sërish bilanci në Britani/ Në 24 orë janë regjistruar 359 viktima dhe 1,871 raste të reja me Covid-19

Gjithashtu autoritetet kanë raportuar se në vend janë regjistruar 1,871 raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 279,856.
Featured image of article: Rritet sërish bilanci në Britani/ Në 24 orë janë regjistruar 359 viktima dhe 1,871 raste të reja me Covid-19 Foto Ilustruese

BRITANI-Autoritetet shëndetësore në Britani së fundmi kanë bërë publike shifrat e viktimave dhe të infektuarve me koronavirus. Sipas të dhanave gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 359  persona duke e çuar në total numrin e viktimave në 39,728.

Gjithashtu autoritetet kanë raportuar se në vend janë regjistruar 1,871 raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 279,856.

Që nga fillimi i pandemisë Britani nuk ka raportuar se sa persona janë shëruar ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 1,559 pacientë. Britania për identifikimin e personave me koronavirus ka kryer 4,786,219 testime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:worldometers

(A.K.dosja.al)

Shto Koment