Bota

Rritet sërish bilanci në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 178 viktima dhe 829 raste të reja

Po ashtu sipas autoriteteve 829 persona të tjerë u testuan dhe rezultuan pozitivë, duke e çuar totalin në 313,483 qytetarë.
Featured image of article: Rritet sërish bilanci në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 178 viktima dhe 829 raste të reja Foto Ilustruese

BRITANI- Ditën e sotme në Britani  është rritur sërish numri i viktimave. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Britani kanë humbur jetën 178  persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 43,794.

Po ashtu sipas autoriteteve 829 persona të tjerë u testuan dhe rezultuan pozitivë, duke e çuar totalin në 313,483 qytetarë.

Sakaq në Britani nuk është raportuar se sa persona janë shëruar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit ndërkohë sipas autoriteteve në gjendje të rëndë për jetën janë 238 pacientë.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: .dailymail.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment