Bota

Rritet numri i viktimave në Zvicër, vdesin 38 persona brenda 24 orëve

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarëve me koronavirus ka shkuar 11 712 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar gjithsej 191 viktima.
Featured image of article: Rritet numri i viktimave në Zvicër, vdesin 38 persona brenda 24 orëve Foto ilustruese
Përditësuar:

ZVICËR-38 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit në Zvicër, ndërsa numri i të prekurëve është rritur me 850 persona. Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarëve me koronavirus ka shkuar 11 712 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar gjithsej 191 viktima.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 23,028 persona, ndërsa 510,528 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 80,539 mijë të infektuar, nga të cilët 8165  kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 56197 mijë të infektuar dhe 4145 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur mbi 75 mijë dhe mbi 1,100 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi; Worldmeters

(a.k.dosja.al)

Shto Koment