Aktualitet

Rritet numri i të infektuave me COVID-19/ Mbërrin tek Infektivi një tjetër ambulancë, mjekët shfaqen si austronaut

VIDEO
Mbërrin tek spitali infektivi një tjetër ambulancë. Mjekët shfaqen të veshur me masa mbrojtëse.
Featured image of article: Rritet numri i të infektuave me COVID-19/ Mbërrin tek Infektivi një tjetër ambulancë, mjekët shfaqen si austronaut Foto nga spitali Infektiv

Tiranë- Një tjetër ambulancë ka mbërritur pak minuta më parë pranë spitalit Infektiv në Tiranë. Mësohet se brenda ambulancës ndodhet një i infektuar me COVID-19 dhe menjëherë sapomjeti mbërrin tek godina e Infektivit mjekët hapin dyert e tij. Nuk dihet gjendja e personit të infektuar. Po kështu, mjekët shfaqen të veshur me kostumet mbrojtëse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duhet të themi se numri i personave të infektuar po rritet nga dita në ditë. Pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 174 persona janë të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment