Bota

Rritet numri i të infektuarve në Greqi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 23 raste të reja, mes tyre 2 shqiptarë

Sipas të dhënave  rastet pozitive janë shënuar: 1 në Rodopi , 2 në Kastoria , 1 në Attica , 8 në PE Xanthi , 4 janë “të importuar” nga Promachonas , 2 janë nga Shqipëria , 4 nga fluturime të huaja dhe 1 tjetër i importuar u "zbulua" në Karpathos.
Featured image of article: Rritet numri i të infektuarve në Greqi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 23 raste të reja, mes tyre 2 shqiptarë Foto Ilustruese

GREQI– Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka njoftuar se në vend ia regjistruar 23 raste të reja dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 3432 persona.

Sipas të dhënave  rastet pozitive janë shënuar: 1 në Rodopi , 2 në Kastoria , 1 në Attica , 8 në PE Xanthi , 4 janë “të importuar” nga Promachonas , 2 janë nga Shqipëria, 4 nga fluturime të huaja dhe 1 tjetër i importuar u “zbulua” në Karpathos.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe numri i vdekjeve qëndron në 192 sakaq mësohet se 9 pacientë janë në gjendje intensive. Kujtojmë se së fundmi Greqia ka hapur kufijtë si dhe në vend po zhvillohet edhe turzmi sezonal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:ecozen.gr

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment