Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Korçë/ Preket çifti i të moshuarve, burri niset me urgjencë drejt Infektivit

Dy rastet e reja me COVID-19 në Korçë, janë dy të moshuar. Burri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv.
Featured image of article: Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Korçë/ Preket çifti i të moshuarve, burri niset me urgjencë drejt Infektivit Foto ilustruese
Përditësuar:

Korçë-Dy raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në qytetin e Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë një çift të moshuarish, të cilët nuk kanë pasur kontakte me perosona e tjerë të infektuar në këtë qytet. Po kështu, të moshuarit nuk kanë pasur një histori udhëtimi në zonat e kuqe dhe për këtë arsye po zhvillohet një hetim epidemiologjik. Mësohet se gruaja është vetëkarantinuar në banesën e saj, ndërsa burri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

44 të shëruar, 11 raste të reja, një viktimë dhe një numër total prej 223 të infektuar. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment