Rajoni

Rritet numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 46 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani numri i viktimave në vend ka shkuar në 30, ku mes tyre është edhe një 27 vjeçare nga Kumanova që kishte vetëm pak ditë që kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.
Featured image of article: Rritet numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 46 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Në Maqedonë e Veriut numri i të infektuarëve me Covid-19 ka shkuar në 663, ku sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 46 raste të reja .

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani numri i viktimave në vend ka shkuar në 30, ku mes tyre është edhe një 27 vjeçare nga Kumanova që kishte vetëm pak ditë që kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Po ashtu ajo ka konfirmuar se gjatë 24 orëve janë kryer 341 testime, dhe në total deri më tani janë kryer 6571 teste.

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në  mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:worldometers.

(a.k.dosja.al)

 

 

Shto Koment