Sport

Rritet numri i të infektuarëve në Angli, kryeministri Boris Johsnon njofton: Nuk ka tifozë në stadium, të paktën deri më 1 tetor

Në një konferencë për shtyp Johnson publikoi masat e reja anti-COVID në vend, si pasojë e rritjes përsëri të numrit të infektimeve
Featured image of article: Rritet numri i të infektuarëve në Angli, kryeministri Boris Johsnon njofton: Nuk ka tifozë në stadium, të paktën deri më 1 tetor Boris Johnson

ANGLI-Këtë fundjavë pritet të fillojë sezoni i ri i Premier League. Pritej fillimisht që tifozët në Angli të riktheheshin në stadiume në një numër të reduktuar, por për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus kjo gjë nuk ndodhi dhe duke iu referuar fjalëve të thëna sëfundmi nga kryeministri anglez Boris Johnson, tifozët nuk do të kthehen në stadiume as në 3 javët e para të Premier League, pasi të paktën deri në 1 tetor nuk do të ketë fansa në impiante as në numër të reduktuar.

Në një konferencë për shtyp ku ai publikoi masat e reja anti-COVID në vend, si pasojë e rritjes përsëri të numrit të infektimeve, Johnson konfirmoi se ky nuk ishte refuzim përfundimtar, por thjesht rishikim i situatës në varësi të ecurisë së përhapjes së infeksionit . “Kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë plotesisht nga programi, por duhet ta rishikojmë dhe ta modifikojmë atë”, tha Johnson para mediave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas përllogaritjes së zyrtarëve të Premier Leagues, nëse do të regjistorhet një tjetër kampionat pa tifozë, ajo do të humbasë rreth 700 milionë paund të ardhura direkte vetëm prej tyre, ndërsa kjo do të ndjehej më pas edhe në uljen e kontratave të të drejtave televizive, pasi futbolli nuk ishte edhe aq tërheqës në ambiente të boshatisura.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment