Aktualitet

Rritet numri! 729 qytetarë gjobiten pasi nuk kishin maskë, 7 shtetas shoqërohen në polici

Policia e Shtetit do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.
Featured image of article: Rritet numri! 729 qytetarë gjobiten pasi nuk kishin maskë, 7 shtetas shoqërohen në polici Momente nga gjobat

TIRANË– Ditën e sotme jaën gjobitur 729 qytetarë pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policise:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 729 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment