Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Në Shqipëri rastet e reja me Koronavirusi shënuan një tjetër rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i testimeve u rrit lehtë. Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, në 7 ditët e fundit janë konfirmuar 2095 të prekur, 17.6 përqind më shumë se java pararendëse, ose +315 të prekur. Mesatarja ditore u ngjit në 299 raste, kundrejt 254 rasteve të një jave më parë. Krahasuar me periudhën 6-12 Tetor, numri i të infektuarve është shtuar me 80 përqind. Në total, nga nisja e pandemisë në Shqipëri janë rregjistruar 19.445 raste me COVID 19.
Edhe testimet ishin në një nivel më të lartë, me 9547 tampona, por vetëm 4 përqind më shumë.Ajo që bie në sy është rritja e mëtejshme e pozitivitetit (raportit mes numrit të të infektuarve rishtaz dhe testimeve), që në 7 ditët e fundit është në kuotat e 21.9 përqindëshit. Pozitiviteti është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në vendet si Italia dhe Franca të cilat janë detyruar t’i rikthehen masava shtrënguese, pozitiviteti luhatet mes 13 dhe 17 përqindëshit.
Gjatë javës së fundit numri i të shëruarve pësoi një rënie, me 538 persona që kanë dalë negativ në dy teste radhazi, kundrejt 582 gjatë javës pararendëse. Në total janë 10.705 të shëruar, ndërsa 8.260 persona të tjerë janë ende aktivë.
Numri i viktimave ndërkohë ishte më i ulët duke zbritur në 26 vdekje me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit “e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i viktima u ngjit në 480 persona që janë ndarë nga jeta.
Mbetet shqetësuese rritja konstatnte e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Aktualisht në të dy spitalet e dedikuara personave me COVID 19, gjenden 280 të shtruar, me 14 në terapi intensive nga të cilët 9 janë të intubuar.
Autoritetet njoftuan sot se për shkak të rritjes së shtrimeve, brenda javës pritet të hapet dhe spitali tjetër COVID 3, pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”,i cili do t’u shërbejë pacientëve që janë në fazën e përmirësimit.
MARRË NGA VOA
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllçi ka njoftuar se në orën 18:30 do të organizojë një protestë-homazh para kryemi...
MAT- Rëndohet situata e Covid-19 në Mat dhe në Klos. Ditën e sotme në Mat janë infektuar me koronavirus 3 mjekë. Burime bëjnë me dije se 4 të tjerë që kanë pas ...
TIRANË– Floresha Kalemaj, ‘viktima’ e një grabitjeje prej 100 milionë lekësh të vjetra, ngjarje që i tronditi jetën dhe familjen në vitin 2017, hedh akuza ...
TIRANË– Endrit Dumani, 14 vjeç, i cili ndodhej që prej vitit 2014 në kampin famëkeq të Al-Holit ku e dërgoi babai bashkë me të motrën, Eva Dumanin, ...
TIRANË– Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se Beruka është një prej 288 rasteve që kanë ...
TIRANË– 644 qytetarë janë gjobitur me nga 3 mijë lekë pasi janë pikasur nga strukturat e Policisë Bashkiake, pa maskën mbrojtëse ndaj Covid-19, që ta...
TIRANË– Një 22-vjeçar, me inicialet R. A.banues në Elbasan është vënë në pranga pasi akuzohet se tentoi të korruptonte shërbimet e Policisë Kufitare...
TIRANË- 50 fëmijë dhe gra, të cilët kanë qenë në kampin Al-Hol në Siri do të mbërrijnë ditën e sotme në Rinas. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur gazetari ...
SHQIPËRI– 480 viktima, 8260 të infektuar aktivë dhe 10,705 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur qe të pushojë çështjen ndaj tre gjyqtarëve, Petrit A...