Aktualitet

Ulet kurba e të infektuarve/ 5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shërohen 80% e të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 80% e të prekurve. Aktualisht janë 167 persona aktivë me koronavirus.
Featured image of article: Ulet kurba e të infektuarve/ 5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shërohen 80% e të infektuarve Të dhënat për COVID

Shqipëri- 969 të infektuar, 31 viktima dhe 771 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ditët e fundit kurba e infeksionit ka patur luhatje. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit jan¡ konfirmuar me COVID-19 5 persona.  Harta është zgjeruar me 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë janë shëruar 80% e të prekurve, pra 771 persona. Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Po kështu gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe numri total i pesonave që kanë humbur jetën është 31.

Javët e fundit fasoneritë në Krujë dhe Durrës kanë qenë vatra “të nxehta” infeksioni, ku janë prekur me dhjetëra punonjës. Në këto fanoeri vijon puna normalisht, ndërkohë që punonjësit ankohen se nuk respektohen masat për COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

  • 11:02

    5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, zgjerohet harta në Tiranë, Durrës dhe Krujë

    5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Mirela Cami
    nga drejtoria e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 204 qytetarëve të dyshuar,  u konfirmuan me COVID-19 5 prej tyre. Kështu, numri total i të infektuarve ka shkuar në 969.  Harta është zgjeruar me 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë janë shëruar 80% e të prekurve. Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Po kështu gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe numri total i pesonave që kanë humbur jetën është 31.

    Njoftimi i ministrisë:

    COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 5 raste të reja , shkon në 969 numri i të prekurve 13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar/ Mirela Cami
    Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

    Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë.
    Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.  Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.
    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.
    Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.  Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
    Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
    Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

  • 9:26

    Konfirmohet vatër e re covid-i në Krujë, rezulton i infektuar 1 person

    Spitali i Krujës

    COVID-19 nuk është larguar ende nga Kruja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 14 persona në Krujë dhe një prej tyre ka dalë pozitiv. Të njëjtat burime bëjnë me dije se rasti i ri është  një vatër e re infeksioni, pasi nuk ka patur kontakt me persona të infektuar.  Tashmë numri i peronave aktivë me COVID-19 në Krujë ka shkuar në 34.

Shto Koment