Rajoni

Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut, infektohen 11 punonjës të stafit mjekësor në Kumanovë nga koronavirusi

Në bazë të raportimeve nga mediat vendase mësohet se mes  11 të infetuarëve 3 janë nga reparti i rentgenit, tre nga reparti i kirurgjisë, një infermiere nga reparti i Gjinekologjisë, një mjek dhe ndihmësi i tij specializant në reparti infektiv.
Featured image of article: Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut, infektohen 11 punonjës të stafit mjekësor në Kumanovë nga koronavirusi Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Koronavirusi po infekton dhe po vret çdo ditë e më shumë mjekë e infermierë të cilët janë në frontin e parë të kësaj lufte.

Ditën e sotme në spitalin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar me koronavirus 11 punonjësit e stafit mjekësor.

Në bazë të raportimeve nga mediat vendase mësohet se mes  11 të infetuarëve 3 janë nga reparti i rentgenit, tre nga reparti i kirurgjisë, një infermiere nga reparti i Gjinekologjisë, një mjek dhe ndihmësi i tij specializant në reparti infektiv.

Pas këtij lajmi drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva ka bërë me dije se ndërkohë ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe aktualisht po presin ndihmë nga institucionet e tjera shtetërore, pasi 11 punonjës brenda një spitali është një numër i lartë që vë në vështirësi edhe menaxhimin e kësaj situate.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë afro 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa janë rregjistruar rreth 11 viktima nga COVID-19.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

A.C/Dosja.al

Shto Koment