Bota

Rritet bilanci edhe në Iran, 139 viktima në 24 orët e fundit, mbi 35 mijë të infektuar nga Covid-19

Të paktën 139 njerëz kanë vdekur nga kornavirusi në 24 orët e fundit në Iran, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 2,517.
Featured image of article: Rritet bilanci edhe në Iran, 139 viktima në 24 orët e fundit, mbi 35 mijë të infektuar nga Covid-19 Spitalet per koronavirusin te krijuara ne qendra sportive

IRAN– Ditën e sotme Irani ka raportuar 139 vdekje të reja nga koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve të Republikës Islamike në 2.517, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour tha në TV shtetëror se numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara u rrit me 3.076 në 35.408, ku  3,206 prej tyre janë në gjendje kritike.

Presidenti Hassan Rouhani më parë siguroi publikun se vendi, një nga më të prekurit nga pandemia, ka një sistem të fortë shëndetësor të aftë të përballojë çdo rrezik edhe nëse ka një përhapje të shpejtë të sëmundjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai deklaroi para publikut se se qeveria e tij ka ndarë 20% të buxhetit për të luftuar shpërthimin.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment