Rajoni

Rriten rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 7 viktima dhe 165 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i epidemisë deri më tani ka arritur në 6.787 raste, prej të cilëve 328 viktima.
Featured image of article: Rriten rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 7 viktima dhe 165 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT – Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, sidomos pas shpërthimit të dytë me rastet e reja.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, është shënuar sërish një bilanc i frikshëm në vend, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 7 viktima dhe 165 raste të reja me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i epidemisë deri më tani ka arritur në 6.787 raste, prej të cilëve 328 viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Maqedonia e Veriut ka lehtësuar masat e rrepta të Covid-19, megjithatë vijon t’u bëhet thirrje qytetarëve për evitimin e grumbullimeve, higjienën personale dhe mbajtjen e maskës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment