Rajoni

Rriten rastet e reja në Kosovë, konfirmohen 14 pacientë të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit

Të paktën 14 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar në 1.003 numrin total të të sëmurëve.
Featured image of article: Rriten rastet e reja në Kosovë, konfirmohen 14 pacientë të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

KOSOVË– Në 24 orët e fundit Kosovë  ka konfirmuar të paktën  14  raste të reja me Covid-19 duke e çuar në  1.003  numrin e përgjithshëm të të sëmurëve.

Në bazë të njoftimit zyrtar të  Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, është mësuar në Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK në  24 orët e fundit ka testuar 208 mostra, prej të cilave 14 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).”- thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 3 persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 722 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Ndërsa deri më tani në Kosovë kanë vdekur nga koronavirusi të paktën 29 persona që prej fillimit të shpërthimit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment