LIVE UPDATES
Bota

Rriten rastet e reja në Iran/ 124 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, mbi 3 mijë të vdekur dhe 50,468 të infektuar

2 Prill 2020, 10:28 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja në Iran/ 124 viktima në 24 orët e fundit nga

IRAN– Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi ka arritur në 3.136, ku  124 vdekje janë shënuar në 24 orët e fundit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur.

Ndërkohë numri i të infektuarve në rang kombëtar ka shkuar në 50,468, ku 2875 prej tyre janë sëmurë në 24 orët e fundit.

“Kemi 3,956 persona të infektuar në gjendje kritike. Janë 2,875 raste të reja të të infektuarve në 24 orët e fundi dhe 16.711 njerëz janë shëruar nga sëmundja.”-  tha Jahanpur.

Në rang global  mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë