Showbiz

“Rrija pa gjumë për të”/ Ledri Vula rrëfen frikën që e pushtoi kur u njoh me Sarën: Kur je 30 vjeç por brenda ndihesh i ri dhe…

Ledri shton se kur Sara ishte me studime në Meksikë i është dashur të ndryshojë orarin e gjumit dhe ka qëndruar dhe pa gjumë për të folur me të.
Featured image of article: “Rrija pa gjumë për të”/ Ledri Vula rrëfen frikën që e pushtoi kur u njoh me Sarën: Kur je 30 vjeç por brenda ndihesh i ri dhe… Ledri Vula, Sara Hoxha

TIRANË– Programi “E diela Shqiptare”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me këngëtarin e dashur për publikun, Ledri Vula. I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea, se si filloi lidhja me blogeren Sara Hoxhën, reperi u përgjigj se janë njohur krejt rastësisht në Gjermani, kanë folur në Instagram dhe më pas janë takuar.

Ledri shton se kur Sara ishte me studime në Meksikë i është dashur të ndryshojë orarin e gjumit dhe ka qëndruar dhe pa gjumë për të folur me të.

Ardit Gjebrea: Si u njohe me Sarën?

Ledri Vula: Më Sarën jemi njohur në Gjermani, në një koncert, krejt rastësisht e kam takuar. Edhe më pas kemi folur në Instagram, deri sa jemi takuar.

Ardit Gjebrea: Kur kuptove ti që ajo është e duhura?

Ledri Vula: Me kohë, kur po kalon një kohë bashkë. Kur gjen një mirëkuptim, një kompromis dhe kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria.

Ardit Gjebrea: E madhe! Rrije pa gjumë?

Ledri Vula: Po kam ndenjur një kohë. Kur ka qenë në Meksikë me studime, e kam ndërruar gjumin për të mundur të flisja në telefon, kështu që më ka rënë pak edhe pa gjumë të rri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ardit Gjebrea: Ishte Sara, ishte mosha e duhur, apo u mbush kupa?

Ledri Vula: Të treja nga pak, ka ndodhur me kohën. Edhe Sara, edhe koha.

Ardit Gjebrea: A u tute ta marrësh një vendim të tillë?

Ledri Vula: Në fillim pak jam frikësuar.

Ardit Gjebrea: Nga se?

Ledri Vula: Po ku di. Kur kam bërë 30 vjet ka qenë një moment kështu, i bëre 30, po tani çfarë do ndodhë. Por brenda në vete kur je i ri, vitet janë veç numra, kështu që me atë mendim e kam hequr frikën.

Marrë nga TVKlan

(f.m/dosja.al)

Shto Koment