Aktualitet

Rrihet me grushta 68-vjeçari në Gjirokastër, plagoset në kokë, dërgohet me urgjencë tek Trauma

68-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë, pas sherrit të momentit dhe më pas është dërguar tek spitali i Traumës.
Featured image of article: Rrihet me grushta 68-vjeçari në Gjirokastër, plagoset në kokë, dërgohet me urgjencë tek Trauma Foto ilustruese

GJIROKASTËR– Një sherr i momentit në Gjirokastër ka degjeneruar në përdorimin e forcës fizike nga, ku një  person ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se në vendin e quajtur ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër shtetasi me iniciale E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.

Informacion paraprak:

Në vendin e quajtur Ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër shtetasi E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç,  banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetasi Xh.H., u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.

Shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili po shoqërohet për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment