Rajoni

Rrëzoi qeverinë/ Isa Mustafa: Ministrat e mi do vazhdojnë punën, Kurti të bashkëpunojë me ta, jemi në kohën e pandemisë

Mustafa ka thënë se si kryetar i partisë, në kohën e pandemisë nuk do t’i tërheqë as ministrat e as zëvendësministrat pasi vendi është në situatë emergjente. 
Featured image of article: Rrëzoi qeverinë/ Isa Mustafa: Ministrat e mi do vazhdojnë punën, Kurti të bashkëpunojë me ta, jemi në kohën e pandemisë Isa Mustafa

PRISHTINË– Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga qeveria në ikje e Albin Kurtit. Mustafa ka thënë se si kryetar i partisë, në kohën e pandemisë nuk do t’i tërheqë as ministrat e as zëvendësministrat pasi vendi është në situatë emergjente. 

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se mbetet në vullnetin e kryeministrit Kurti nëse do të vazhdojë të punojë me ta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate”, ka shkruar ai.

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment