Sport

Rrëzoi nga froni i sportistëve më të pasur të botës Messin e Ronaldon, McGregor ka një mesazh për fansat:Ishte një…

McGregor është shpallur së fundmi atleti më i pasur në botë, për herë të parë nga revista Forbes, duke lënë prapa ikonat e futbollit Lionel Messi e Cristiano Ronaldo
Featured image of article: Rrëzoi nga froni i sportistëve më të pasur të botës Messin e Ronaldon, McGregor ka një mesazh për fansat:Ishte një… McGregor

IRLANDË-Conor McGregor është shpallur së fundmi atleti më i pasur në botë, për herë të parë nga revista Forbes, duke lënë prapa ikonat e futbollit Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.Por kjo nuk duket se vjen nga aktiviteti i tij sportiv, por ai i biznesit.McGregor ka fituar rreth 140 milionë dollarë në 12 muajt e fundit të dominuar nga pandemia globale, dhe për këtë falenderon shitjen e aksioneve të tij në kompaninë e uiskit ‘Proper 12’.

Ndërsa Lionel Messi, i cili ka qenë në faqet e para të gazetave 12 muajt e fundit prej kërkesës për t’u larguar nga Barcelona, renditej i dyti me $110 milionë nga kontrata e tij pesë-vjeçare $600 milionëshe me klubin.Rivali i madh i Messi-t, Ronaldo, aktualisht sulmues i Juventus, renditej i treti me vetëm $100 milionë.

McGregor e ka festuar këtë sukses me 48 milion ndjekësit e tij në rrjetet sociale:”Faleminderit Forbes për njohjen e rolit tim si sipërmarrës, ishte një ëndërr të kryesoja këtë listë me kaq shumë atletë të suksesshëm!Përpara e lart do të shkojmë”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment