Rajoni

Rrëzohet qeveria e Kurtit/ Vjosa Osmani: S’e tradhtova LDK-në, nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri

Ajo u shpreh se kryetari i partisë së saj, Isa Mustafa i kishte akuzuar partitë e tjera se kishin krijuar korrupsionin dhe nepotizimin në administratë dhe se kurrë nuk do të jepte një votë pro tyre.
Featured image of article: Rrëzohet qeveria e Kurtit/ Vjosa Osmani: S’e tradhtova LDK-në, nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri Vjosa Osmani

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim për të cilin tha se nuk do të donte ta mbante pak para votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend.

Ajo u shpreh se kryetari i partisë së saj, Isa Mustafa i kishte akuzuar partitë e tjera se kishin krijuar korrupsionin dhe nepotizimin në administratë dhe se kurrë nuk do të jepte një votë pro tyre.

“Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri. Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi. Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kishte fjalën për partitë e PAN-it”, u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme, një orë para mesnatës votoi me 82 deputetë shkarkimin e qeverisë së Kurtit, ndërsa 32 deputetë votuan kundër mocionit të mosbesimit dhe 1 abstenim. Mocioni i mosbesimit u parashtrua nga partneri i tij në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment