Bota

Rrëzohet avioni i mbingarkuar me drogë, i destinuar për tregun australian

Piloti doli nga rruga e tij për të shmangur zbulimin, duke fluturuar në rreth 3000 metra nga Mareeba për PNG në mënyrë që avioni të mos shfaqej në radarë, tha policia.
Featured image of article: Rrëzohet avioni i mbingarkuar me drogë, i destinuar për tregun australian Droga e sekuestruar

PAPUA GUINEA E RE-  Një aeroplan i vogël i mbingarkuar me kokainë është rrëzua menjëherë pas ngritjes në Papua Guinea e Re.

Nga mediat e huaja është mësuar se aeroplani  ishte mbingarkuar me kokainë të destinuar për tregun australian.

Ndëkohë mësohet se oficerët kanë thënë se lakmia e bandës së drogës luajti një rol në rrëzimin e tij.

Piloti doli nga rruga e tij për të shmangur zbulimin, duke fluturuar në rreth 3000 metra nga Mareeba për PNG në mënyrë që avioni të mos shfaqej në radarë, tha policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto fluturime janë të rrezikshme për aeroplanët e tjerë, si dhe për ato në bord, përveç që janë të paligjshme dhe të paautorizuara.”-ka thënë policia në një deklaratë.

Burimi: Theage

A.C/Dosja.al

Shto Koment