Bota

Tragjike në Pakistan/ Vdesin 97 persona në bord nga rrëzimi i aeroplanit

Në Pakistan ka ndodhur një aksident i rëndë. Në qytetin Karaçi aeroplani është rrëzuar dhe kanë mbetur të vdekur 97 persona.
Featured image of article: Tragjike në Pakistan/ Vdesin 97 persona në bord nga rrëzimi i aeroplanit Pamje nga vendi ku eshte rrezuar avioni.

PAKISTAN– Paraditen e sotme një aeroplan është rrëzuar në Pakistan duke u shkaktuar vdekjen 97 personave  në bord.  Zëdhënësi i PIA Abdul Sattar ka konfirmuar përplasjen dhe shtoi se fluturimi, A-320, po transportonte 107 pasagjerë dhe po fluturonte nga Lahore për në Karaçi, ku mes 99 personave 97 kanë  mbetur të vdekur.

Mësohet se aeroplani është rrëzuar në një zonë banimi afër Aeroportit Karaçi paraditen e sotme teksa ishte gati të ulej në aeroportin e Karaçit kur u rrëzua afër Model Colony në Malir. Nga pamjet e publikaura  shihet që vendi ku është rrëzuar aeroplani është mbuluar nga tymi. Ambulancat  dhe zjarrfikëset kanë arritur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar banorët.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimet e Autoritetit të Aviacionit Civil thanë se komunikimi i tij me aeroplanin ishte ndërprerë një minutë para uljes së tij. Mediat e huaja shkruajnë se disa shtëpi janë dëmtuar në zonën ku u rrëzua avioni. Ministri i Shëndetësisë ka shpallur urgjencë në të gjitha spitalet kryesore të Karaçi pas incidentit të aeroplanit.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike, ndërsa burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil thanë se kapiteni kishte raportuar defekte teknike para se avioni të zhdukej nga radari, pasi  komunikimi me avionin ishte ndërprerë një minutë para uljes së planifikuar.

Pakistani kishte rifilluar udhëtimet tregtare ajrore të pasagjerëve më 16 maj pas një bllokimi mbarëkombëtar për shkak të shpërthimit të Covid-19. Edhe vitin e kaluar një aeroplan ‘PIA’ doli  jashtë pistës, teksa po zbarkonte në aeroportin e Gilgit.

Por incidente të tilla janë të shpeshta në Pakistan, pasi edhe më 6 dhjetor 2016, fluturimi i PIA PK-661 që transportonte 48 pasagjerë u  përplas në rrugën për në Islamabad nga Chitral, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë njerëzve që ishin në bord.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Shto Koment