Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar
PUKË- Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar. Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, apo lidhur me gjendjen e të mi...
PUKË- Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar. Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, apo lidhur me gjendjen e të mi...
Evis Kushi, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Niko Peleshi dhe Ulsi Manja TIRANË- Qeveria ka miratuar udhëzimin që detyron administrat&eu...
Plaurent Dervishaj Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, ...
Kanabis TIRANË- Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndërsa gjatë vitit 2021 janë regjistruar vetëm tre rast...
UASHINGTON – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar, ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.
Shqipëria duhet të bëjë përpjekje për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë rreziqet fiskale në rritje, paralajmëron FMN. “Rreziqet fiskale janë rritur dhe mungesa e të dhënave të qarta për ekspozimin e qeverisë e bën të vështirë vlerësimin dhe menaxhimin efektiv të tyre. Informacioni i kufizuar mbi ekspozimin e vërtetë të qeverisë ndaj PPP-ve është një sfidë kryesore. Skemat e garancisë së qeverisë për sektorin privat aktualisht në diskutim dhe mbështetja në rritje e sipërmarrjeve shtetërore – veçanërisht në sektorin e shërbimeve – nga garancitë sovrane dhe mbështetja buxhetore e herëpashershme shtojnë gjithashtu rreziqet fiskale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të rigjallërohen reformat e sektorit të energjisë elektrike dhe të ujit që janë vonuar vitet e fundit, në mënyrë të të ndihmojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe dobësive të lidhura me klimën”.
Për më tepër, vendimet e gjykatave mund të kenë kosto të mëdha fiskale dhe duhet të identifikohen dhe monitorohen siç duhet, si detyrime kontingjente.
FMN ka ripërsëritur kërkesën për transparencën për fondet e rindërtimit pas tërmetit, që duhet të jenë pjesë e integruar e procesit të buxhetit dhe t’i nënshtrohen kontrollit të menaxhimit të financave publike. Transparencë FMN ka kërkuar edhe për përdorimin e fondeve të Covid-19.
FMN ka rekomanduar fuqizim të menaxhimit të cash-it dhe borxhit, duke pasur parasysh dhe planet e qeverisë për dale të vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare. “Shqipëria ka nevoja të mëdha rifinancimi, tregje të vogla të brendshme, një pjesë të konsiderueshme të borxhit të jashtëm tregtar me ripagime të mëdha dhe detyrime të mëdha të prapambetura të brendshme. Nevojitet një strategji e fortë e menaxhimit të borxhit për të orientuar vendimet e qeverisë për huamarrjen e jashtme tregtare, e cila është subjekt i rrezikut të rikthimit dhe kursit të këmbimit”.
FMN thotë se forcimi i besueshmërisë së buxhetit dhe kuadrit fiskal do të jetë vendimtar për ruajtjen e besimit të tregjeve dhe uljen e kostove të huamarrjes. FMN ka kritikuar ndryshimin e vazhdueshëm të buxheteve me akte normative, të cilat janë krijuar për t’u përdorur vetëm në rrethana emergjente. Fondi tërheq vëmendjen dhe për ndryshimin e fundit në korrik përmes një akti normativ, që shtyu arritjen e një deficiti primar zero nga viti 2023 në vitin 2024 dhe pezullimin e zbatimit të rregullave fiskale në 2021. FMN rekomandon që ndryshimet në lidhje me hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit duhet të ndodhin vetëm përmes procedurave parlamentare normale dhe të ndërpritet përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit në vit, me përjashtim të rrethanave emergjente (si 2020).
Marrë nga “Monitor.al”
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ANGLI- Një shqiptar, i cili u arrestua në Tetor të këtij viti në një ‘shtëpi bari’ është dënuar me 2 vite burg. Yorkshireeveningpost shkruan se Gjyk...
TIRANË – Opinionisti dhe gazetari Arjan Konomi zbuloi për herë të parë se ish-mikesha e tij Hueyda El-Sayed, e cila ndërroi jetë muajin e kaluar, ka ...
MIRDITË- Emisioni Stop në Tv Klan është ndalur në Mirditë, ku 10 shoferë të 5 autoambulancave ankohen se prej 4 vitesh nuk paguhen për ditët e pushimeve, f...
GJIROKASTËR- Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi disa ditë më parë se si prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj ka fshehur borxhin prej 50 mijë Euro duke mos ...
TIRANË- Bashkitë në vend po miratojnë tenderat pa garë në lidhje me dekorimin e qendrave për festat e fundvitit. Ora News shkruan se në Shkodër, Lezhë si d...
TIRANË– Për herë të parë, emisioni investigativ, hedh dritë mbi dëbimin nga Tirana të mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi në vitin 1982. Dë...
DURRËS- Kulla e Kalasë së Durrësit është rindërtuar ditën e sotme, pas shembjes së saj nga tërmeti i 26 nëntorit. Të pranishme në këtë moment ka qenë edhe ...
TIRANË– ‘Foltorja’ ka publikuar spotin për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Duke nisur nga vetë Floriana Garo, drejtoresha e Komunikimit të F...
TIRANË– Një shtëpi e marrë me qira nga një 39-vjeçare me inicialet E. K., ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, mësohe...
PËRMET- Banorët e fshatit Piskovë në Permet kanë vazhduar protestën ditën e sotme në lidhje me ndërtimin e një landfilli për depozitimin e mbeturinave urba...