Politike

Rrëzimi i skelës që vrau dy punëtorët, Ina Zhupa: Kompania “Syla” e kontaktuar nga vetë Veliaj (Video)

Në një postim në Facebook, Zhupa kujton ngjarjes e ndodhur 2 ditë më parë, ku një skelë u rrëzua nga pallatit duke shkaktuar vdekjen e 2 punëtorëve dhe plagosjen e 3 të tjerëve, ku, sipas saj përgjegjësi i vetëm është Erjon Veliaj.

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video, në të cilën shfaqet kryebashkiaku Erjon Veliaj, duke promovuar kompaninë e përpunimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Në një postim në Facebook, Zhupa kujton ngjarjes e ndodhur 2 ditë më parë, ku një skelë u rrëzua nga pallatit duke shkaktuar vdekjen e 2 punëtorëve dhe plagosjen e 3 të tjerëve, ku, sipas saj përgjegjësi i vetëm është Erjon Veliaj.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Erion Veliaj vazhdon të shkaktoj vrasje në krye të Bashkisë Tiranë. Drejtësi për Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodrën!

Ngjarja e 16 Gushtit 2019 ku mbeten të vdekur 2 punëtor ndodhi si shkak i kompanive “Skele Syla” sh.p.k dhe “Xhimi“ sh.p.k , kompani të kontraktuara nga Bashkia Tiranë që kryenin punime jashtë cdo parametri të sigurisë teknike .

Bashkia e Tiranës, si bashkëfinancuese e projekteve në kuadër të “Fondit të Komunitetit”, ka përgjegjësi për zbatimin e tyre, po aq sa kompanitë private që i zbatojnë ato. Edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, në një deklaratë publike për ngjarjen, thotë ndër të tjera se “aksidenti ka ndodhur…në një pallat të ndërtuar kohë më parë, ku po kryheshin punime nëpërmjet një investimi të përbashkët Komunitet-Bashki”. Duket qartë që janë dy palë në krye të punimeve.

Veliaj është autoriteti i vetëm përgjegjës i firmosjes së kontratave publike, ku bashkia si palë ka qënë bashkë përgjegjëse! Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj është po aq përgjegjëse për ngjarjen, sa edhe kompanitë private “Xhimi Tarushi” dhe “Syla” shpk. Dhe siç janë shpallur në kërkim administratorët e tyre, duhet të jetë në hetim edhe Erion Veliaj!

Ndërkohë Bashkia Tirane dhe Inspektoriati Shteteror i Punes kanë përgjegjesi dyfishe se nuk kanë ushtruar asnjë kontroll gjatë punës në këtë kantier. Punëtorët punonin në të zezë ,të pa siguruar dhe shfrytëzoheshin në mungesë të kushteve dhe sigurisë në punë ku fatkeqësisht 2 prej tyre mbetën të vdekur nga rrëzimi i skelës ku ishte vendosur për lyerjen e fasadës së pallatit ku banonte zv. Kryeministi Erion Braçe .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe këtë herë ngjarja është e rënde dhe e njejtë si 3 vite më parë në Landfillin e Sharrës ku dhe sigurisht protagonist dhe pergjegjës kryesor është Erion Veliaj dhe institucionin i tij si autoritet kontraktor i kontratave publike te firmosura . 
3 vite më parë Bashkia Tiranë lidhi kontratën me kompaninë “3r” sh.p.k për të kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës. Veliaj e promovoj si sukses dhe shprehu thirrjen për punësim të njerzve në Landfill por pas 2 muajsh ndodhi dhe vrasja e Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharres ku dhe u shfrytëzua në mungesë të kushteve të punës dhe sigurisë.

Politike me vdekjet nuk behet, por ama kjo nuk duhet të na ndaloi që të denoncojmë politikanët që nga veprimet ose mosveprimet e tyre shkaktojnë viktima njerëzish të pafajshëm dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat! Veliaj është një fatkeqësi për Tiranën dhe qytetarët e ndershëm të saj!

Sot duhet drejtësi për Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodren! Ashtu si nuk e harrojmë dhe kërkojmë drejtësi për Ardit Gjoklajn!

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy drejtuesit teknikë të kompanive që merrnin pjesë në punime ‘Xhimi’ dhe skela ‘Syla’. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe pronari i ‘skela Syla’, Petrit Syla.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment