Rajoni

Rrëzimi i qeverisë së Kurtit/ Haradinaj: Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë

Haradinaj ka deklaruar së fundmi se intitucionet e reja do të do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.
Featured image of article: Rrëzimi i qeverisë së Kurtit/ Haradinaj: Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë Ramush Haradinaj

Kosovë- Ish-kryeminitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Ai është shprehur se votimi i djeshëm në Kuvend, vërtetoi se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë. Ai shton më tej se intitucionet e reja do të do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës mori vendimin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti. Pro mocionit të mosbesimit votuan 82 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan kundër. Votat pro mocionit të mosbesimit ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitare.

J.V/Dosja.al

Shto Koment