Rajoni

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, zëdhënesja e KE: Vendi në një situatëe të vështirë

Në një reagim në mediat sociale, Pisonero bën thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi në interesin e popullit.
Featured image of article: Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, zëdhënesja e KE: Vendi në një situatëe të vështirë Flamuri i BE-së

BRUKSEL- Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, shprehet se rrëzimi i qeverisë e dërgon Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e përballjes me koronavirusin. Në një reagim në mediat sociale, Pisonero bën thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi në interesin e popullit.

Ajo cfarë i duhet Kosovës është stabilitet dhe përpjekje për të luftuar koronavirusin dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Hapat tjerë pas votës së mosbesimit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment