Politike

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë, Rama: Nuk kam koment fare, janë luks në këto hallesh

Rama tha përplasja politike në Kosovë është luks, ndërkohë që populli ka halle të mëdha.b
Featured image of article: Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë, Rama: Nuk kam koment fare, janë luks në këto hallesh Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për rrëzimin e qeverisë në Kosovë, por dhe zhvillimet e tjera politike atje. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Rama tha përplasja politike në Kosovë është luks, ndërkohë që populli ka halle të mëdha.

Të vjen keq që të mos kem koment fare për këto që janë luks në këto halle që kam unë. Kam halle shumë të mëdha se këto. Të vjen keq që të mos koment fare”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment