Rajoni

Rrëzimi i Qeverisë Kurti, Veton Surroi: Rikapitulim pas furtunës së djeshme

Ndër të tjera ai shkruan se duke qenë se nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiç, ajo është nul për Kosovën dhe jo  e duhura për Qeverinë e Kosovës. Por më e rëndësishmja ai i bën bën thirrje qeverisë së Kosovës se ka detyrim të merret urgjentisht me situatën e krijaur nga COVID-19.
Featured image of article: Rrëzimi i Qeverisë Kurti, Veton Surroi: Rikapitulim pas furtunës së djeshme Veton Surroi

KOSOVË– Publicisti Veton Surroi ka reaguar ditën e sotme pasi Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, duke thënë se do të ketë një rikapitulim pas ngjarjes së djeshme, “furtunës”, siç e quan ai.

Në postimin e tij Surroi ka bërë një analizë me 5 pika, ku në to thekson se qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e saj, duke thënë se  me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.

Ndër të tjera ai shkruan se duke qenë se nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiç, ajo është nul për Kosovën dhe jo  e duhura për Qeverinë e Kosovës. Por më e rëndësishmja ai i bën bën thirrje qeverisë së Kosovës se ka detyrim të merret urgjentisht me situatën e krijaur nga COVID-19.

Postimi i Veton Surroit:

Pra, rikapitulim pas furtunës së djeshme: 

1. Qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pos ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2.Është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, një tentim uzurpimi pushteti me pretekst COVID-19.

3.Çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual heqje me vendosje të reciprocitetit. Një proces i këtillë është konfirmuar në bisedat që i ka pasur kancelarja Merkel me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Një proces i këtillë është pranuar nga ana e Serbisë. Kjo tashmë është temë dytësore.

4. Meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nule për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës , institucion i vetëm i autorizuar për të zhvilluar negociatat me Serbinë , kur të krijohen kushtet për këtë .Qeveria e Kosovës ka obligim të merret urgjentisht me COVID-19 .

5.Do të ketë Qeveri të re, sipas procedurave kushtetuese për ta zëvendësuar një Qeveri në dorëheqje (neni 100, pika 6) dhe brenda kushteve të sigurisë së shëndetit publik.

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

A.C/Dosja.al

Shto Koment