Rajoni

Rrëzimi i Qeverisë Kurti, reagon Këshilltarja e Vuçiçit: Pasojë e përplasjes së politikës së jashtme mes Amerikës dhe Europës

 Vasijleviç medon se ajo çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë vjen si shkak i përplasjes mes politikës së jashtme të Uashingtonit dhe Brukselit.
Featured image of article: Rrëzimi i Qeverisë Kurti, reagon Këshilltarja e Vuçiçit: Pasojë e përplasjes së politikës së jashtme mes Amerikës dhe Europës Foto ilustruese

SERBI– Rrëzimi i Qeverisë Kurti ditën e djeshme me votimin në Kuvendin e Kosovës ka shkaktuar shumë reagime jo vetëm nga qeveritarët në vend por edhe zyrtarët e huaj.

Edhe Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviç, është shprehur se gjatë kësaj kohe kanë monitoruar nga afër zhvillimet e natës së fundit në Prishtinë, ku Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndër të tjera Vasijleviç ka deklaruar se një situatë e tillë i ka interesuar shumë edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ajo ka thënë se Presidenti serb ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e tij, lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Vasijleviç medon se ajo çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë vjen si shkak i përplasjes mes politikës së jashtme të Uashingtonit dhe Brukselit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Çfarë ndodhi mbrëmë ishte qartazi një përplasje e politikës së jashtme mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ata kanë dy politika të ndryshme, dhe e kuptojnë në mënyra të ndryshme situatën në Kosovë. Një gjë e tillë ka shtyrë drejt rrëzimit të qeverisë”, ka thënë ajo.

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

A.C/Dosja.al

Shto Koment