Rajoni

Rrëzimi i Albin Kurtit/ Baton Haxhiu: Qeveria e re në Kosovë do të jetë në pushtet në fillim të muajit të ardhshëm, do ta formojë LDK-ja

Haxhiu ka deklaruar se qeveria e re në Kosovë, do të jetë në detyrë edhe për pak ditë.
Featured image of article: Rrëzimi i Albin Kurtit/ Baton Haxhiu: Qeveria e re në Kosovë do të jetë në pushtet në fillim të muajit të ardhshëm, do ta formojë LDK-ja Baton Haxhiu

Kosovë- Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar së fundmi se Kosova do të bëhet me qeveri të re në fillim të muajit të ardhshëm. Haxhiu është shprehur se qeveria e Albin Kurtit në Kosovë, do të jetë në detyrë edhe për pak ditë. Ai parashikon që qeverinë e re të vendit do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë besoj që LDK’ja do të formojë qeveri në 10-ditëshin e parë të muajit prill”. “LDK’ja i ka 66 apo 67 vota”, ka thënë Haxhiu për TV Klan. Sipas tij, LDK’ja e Isa Mustafës “pritet ta bëjë qeverinë me Nismën e Fatmir Limajt dhe AAK’në e Ramush Haradinajt”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

51 ditë pas mandatimit, u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Pak ditë më parë, Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

J.V/Dosja.al

Shto Koment