Aktualitet

Rrezikuan mbytjen në det, policia shpëton 2 vajza në plazhin e Qerretit

Mësohet se dy vajzat të moshave 10 dhe 15 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën. Ato ndodhen në spitalin e Durrësit.
Featured image of article: Rrezikuan mbytjen në det, policia shpëton 2 vajza në plazhin e Qerretit Foto ilustruese

KAVAJË- Policia ka shpëtuar dy vajza në plazhin e Qerretit, të cilat rrezikuan të mbyteshin në det. Vajzat të moshave 10 dhe 15-vjeç janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për disa minuta pushuesit në plazh kanë përjetuar një situatë të frikshme, por falë ndërhyrjes së efektivëve ato janë shpëtuar në kohë. Edhe në këtë plazh është vënë re mungesa e rojave  dhe kullave të vrojtimit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment