Aktualitet

“Rrezikuan jetën e policëve dhe sigurinë”, Prela tregon ç’arrijnë të bëjnë ‘të fortët’ në burgje: Ruanin marrëdhënien me bandat

E pranishme në deklaratën e përbashkët me ministren e drejtësisë Etilda Gjonajn, Prela u shpreh se kjo gjë ka cënuar sigurinë në burgje.
Featured image of article: “Rrezikuan jetën e policëve dhe sigurinë”, Prela tregon ç’arrijnë të bëjnë ‘të fortët’ në burgje: Ruanin marrëdhënien me bandat Donika Prela

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, u shpreh se element të rrezikshëm të cilët edhe pse ndodhen në burgje ose janë dënuar kanë kërcënuar jetën e punonjësve të policisë.

E pranishme në deklaratën e përbashkët me ministren e drejtësisë Etilda Gjonajn, Prela u shpreh se kjo gjë ka cënuar sigurinë në burgje.

Elementë shumë të rrezikshëm është konstatuar që edhe pse ndodhen brenda burgjeve ose si të dënuar apo paraburgosur kanë vazhduar me intensitet të ruajnë lidhjet e tyre kriminale si brenda dhe jashtë burgut duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në burgje por jo vetëm,”– tha ajo ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka pritur sot Prokurorin e Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho. Gjonaj foli për masat e ndërmarra nga drejtëisa shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për bashkëpunimin me shtetin italian. Të pranishëm në konferencë ishin edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy, Ambasadori Britanik Norman Duncan, ambsadaroi Luigi Soreca.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment