Aktualitet

RREZIKU nga zjarret në Shqipëri/ IGJEUM paralajmëron: Fieri, qarku më i prekur dy ditët e ardhshme

Ditën e sotme dhe nesër parashikohet një rrezik i lartë për zjarret në pyje për shkak të temperaturave të larta në qarkun e Fierit.
Featured image of article: RREZIKU nga zjarret në Shqipëri/ IGJEUM paralajmëron: Fieri, qarku më i prekur dy ditët e ardhshme Zjarre

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ditën e sotme dhe nesër parashikon një rrezik të lartë për zjarret në pyje për shkak të temperaturave të larta në qarkun e Fierit. Niveli i rrezikut paraqitet i moderuar dhe i ulët në zonat e tjera të vendit.

NJOFTIMI I IGJEUM:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot pasdite (e mërkurë dt.21) dhe nesër (e enjte dt.22) pritet nivel “i lartë” rreziku në qarkun Fier, ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Berat dhe Korçë pritet nivel “i ulët” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme”.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment