Aktualitet

Rrezikon të humbasë njërin sy, Preng Gjini niset me urgjencë drejt Turqisë pas atentatit me tritol

Mjekët e spitalit privat kanë dalë në konstatimin se nuk mund ta kuronin dhe nuk kishin pajisjet e nevojshme për ndërhyrjet në sy, të cilat Gjini i kishte të nevojshme dhe kanë rekomanduar dërgimin e tij në Turqi.
Featured image of article: Rrezikon të humbasë njërin sy, Preng Gjini niset me urgjencë drejt Turqisë pas atentatit me tritol Preng Gjini dhe foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË– Preng Gjini, personi që ra pre e një atentati me tritol në Tiranë, është nisur drejt Turqisë për kurim. Mësohet se Gjini ka udhëtuar tre ditë më parë drejt Turqisë, 24 orë pasi u shtrua në spitalin privat për kurim. 

Mjekët e spitalit privat kanë dalë në konstatimin se nuk mund ta kuronin dhe nuk kishin pajisjet e nevojshme për ndërhyrjet në sy, të cilat Gjini i kishte të nevojshme dhe kanë rekomanduar dërgimin e tij në Turqi.

Në mënyrë private, familjarët e tij e kanë nisur jashtë vendit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Preng Gjini ka njërin sy të dëmtuar dhe rrezikon ta humbasë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur rëndë. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

Pista e parë e ngjarjes ishte hakmarrja pas zinxhirit të atentateve që kanë ndodhur në Mirditë mes fisit Gjini dhe Reçi, duke hetuar familjarët e ketyrë të fundit. Vëllezërit Reçi nuk e kanë marrë përsipër këtë sulm, duke u shprehur se nuk kanë asnjë lloj hasmërie. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment