Sport

Rrezikon gjashtë muaj burg, partnerja e futbollistit të Arsenal kapet me armë nga policia

Problemi është se një pajisje e tillë është e paligjshme në Britaninë e Madhe dhe Bella e kishte marrë me vete, gjatë fluturimit nga Gjermania
Featured image of article: Rrezikon gjashtë muaj burg, partnerja e futbollistit të Arsenal kapet me armë nga policia

ANGLI-Senad Kolasinac dhe Mesut Ozil ishin pre e një sulmi grabitësish para disa kohësh, por ia hodhën paq, madje mbrojtësi boshnjak edhe u përball me njërin prej personave që tentuan t’i merrnin me forcën orën e shtrenjtë turko-gjermanit të Arsenal.

Që pas asaj ngjarjeje, vetë lojtarët dhe familjarët e tyre janë munduar të jenë të kujdesshëm. Bella Kolasinac, partnerja e Senad, direkt bleu një armë për vetëmbrojtje. Bëhet fjalë për një elektroshok, për të cilin kishte marrë edhe një leje të posaçme në Gjermani.

Problemi është se një pajisje e tillë është e paligjshme në Britaninë e Madhe dhe Bella e kishte marrë me vete, gjatë fluturimit nga Gjermania. “The Sun” raporton se bukuroshja është ndalur në aeroportin “Biggin Hill”, në Londër.

Asaj ju gjet elektroshoku në bagazhet e saj, ndërkohë që Bella u sqaroi autoriteteve se e kishte blerë pajisjen për vetëmbrojtje dhe kishte kërkuar leje për ta marrë me vete atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partnerja e Kolasinac nuk e kishte menduar se në Angli ishte e paligjshme dhe nuk kishte njoftuar se e kishte armën me vete.

Bella, me shkeljen e bërë rrezikonte gjashtë muaj burg. Gjithsesi ajo u lirua më pas dhe tashmë duhet të mendojë për ndonjë zgjidhje tjetër që të vetëmbrohet në Britaninë e Madhe.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment