Aktualitet

“Rrezikohet prishja e 27 ton mishi pule”/ Probleme në portin e Durrësit”, flet agjenti doganës: S’kemi kushte

Sipas përfaqësuesit të firmës, autoritetet në doganë nuk kanë pranuar që kontrolli të kryhet në ambientet e firmës në Vaqarr. Ndërsa agjenti doganor Julian Merhori shprehet se do të kontrollohet i gjithë kontejneri me 2600 pako me mish, proces që mund të zgjasë më shumë se 4 orë. 
Featured image of article: “Rrezikohet prishja e 27 ton mishi pule”/ Probleme në portin e Durrësit”, flet agjenti doganës: S’kemi kushte Foto ilustruese

DURRËS– Një sasi e madhe mishi pule rrezikon ‘të prishet’ në portin e Durrësit, ku edhe është bllokuar për t’u kontrolluar por në kushte të papërshtatshme. Bëhet fjalë për një sasi prej 27 ton mish pule, i cili ka ardhur nga Argjentina për llogari të subjektit Zico në Tiranë.

Sipas përfaqësuesit të firmës, autoritetet në doganë nuk kanë pranuar që kontrolli të kryhet në ambientet e firmës në Vaqarr. Ndërsa agjenti doganor Julian Merhori shprehet se do të kontrollohet i gjithë kontejneri me 2600 pako me mish, proces që mund të zgjasë më shumë se 4 orë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dogana nuk ka kushte frigoriferike për ruajtjen e produkteve të tilla dhe bllokimi i mallit në kufi mund të ndikojë në cilësinë e mishit, që duhet të qëndrojë në temperatura minus 20 gradë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment