Sport

“Rrezik të na marrin stadiumin për të bërë pallat”, presidenti i Tiranës Refik Halili ngre alarmin për “Selman Stërmasin”: Një pronar më tha…

Kreu i kampionëve në fuqi të Shqipërisë tregoi se një pronar i truallit te stadiumit bisedoi me të për ndërtimin e një pallati në terrenin ku luajnë kampionët e Shqipërisë
Featured image of article: “Rrezik të na marrin stadiumin për të bërë pallat”, presidenti i Tiranës Refik Halili ngre alarmin për “Selman Stërmasin”: Një pronar më tha… Refik Halili

TIRANË Tirana rrezikon të mbetet pa stadium. Alarmin e jep presidenti i bardhebluve Refik Halili, i ftuar në “Procesi Sportiv” në Top Channel numri një i klubit bardheblu deklaroi se terreni i “Selman Stërmasit” rrezikohet të shfrytëzohet për ndërtim pallati nga pronarët e ndryshëm të truallit. Kreu i kampionëve në fuqi të Shqipërisë tregoi se një pronar i truallit te stadiumit bisedoi me të për ndërtimin e një pallati në terrenin ku luajnë kampionët e Shqipërisë. Ai ngriti shqetësimin që ky terren sportiv i klubit bardheblu të mos prishet, por të përmirësohet në të ardhmen.

“Më tha dikush dje se po i ndiqte hap pas hapi, se aty ka dhe pronarë trualli në të gjithë atë sipërfaqe. Është e vetmja që ka mbetur. Dëgjova dje një pronar nga Kanadaja, më tha: ‘Ridi, si ka mundësi se më kanë marrë për ndërtim pallati dhe më nxjerrin lejen para zgjedhjeve’. Përfitoj nga rasti që duhet ta ngremë të gjithë zërin dhe nuk duhet të lejojmë që ato ambjente sportive të mos na i ngacmojë kush.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë shpresoj që ajo të ngelet fushë, por jo si ka qenë 30 vite. Në një emision shumë të afërt do t’ju sjell dokumentat. E rëndësishme është që sipër të mbetet sport, mund ta zhvillosh poshtë, ta bësh diçka dhe sipër, të bëhet më shumë se fusha që ka sot, të shtohen dhe fusha të tjera. Shpresoj që mos të ndryshojë”, deklaroi presidenti i Tiranës Refik Halili.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment