Bota

Mbi 600 mijë të prekur nga koronavirusi në botë/ Mjekët në SHBA s’përballojnë dot fluksin, nga 29 mijë viktima 10 mijë prej tyre janë vetëm në Itali

Koronavirusi ka prekur deri më tani 597,458 persona në të gjithë botën, e ka rreth 27 mijë persona të vdekur.
Featured image of article: Mbi 600 mijë të prekur nga koronavirusi në botë/ Mjekët në SHBA s’përballojnë dot fluksin, nga 29 mijë viktima 10 mijë prej tyre janë vetëm në Itali Foto ilustruese

SHBA- Koronavirusi ende nuk e ka kapur kulmin e tij dhe po përhapet me një shpejtësi skëterrë në të gjithë globin duke shënuar deri më tani 642.741 të infektuar dhe 29.908 mijë persona të vdekur.

Në SHBA ka më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirusi. Mjekët dhe infermierët në vijat e para të ‘luftës’ kërkuan më shumë pajisje për të luftuar virusin, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 1.900 persona.

Italia kaloi në vendin e parë duke ia kaluar edhe Kinës për numrin e të prekurve nga pandemia, ndërkohë që gjithashtu regjistroi numrin më të madh të vdekjeve brenda ditës, 969  të tilla. Sot ka shënuar 889 viktima ku numri total ka shkuar në 10.023,  ndërsa mbi 92 mijë të tjerë janë të prekur nga pandemia. Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Itali paralajmëroi që infeksionet ende nuk kanë arritur kulmin e tyre. As në Spanjë nuk është situatë më e mirë pasi deri më tani 72 mijë persona janë infektuar dhe 5812 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë edhe mjekët iranianë nuk raportojnë situatë më të mirë. Sipas tyre, qindra persona kanë vdekur pasi kanë konsumuar metanol toksik, të cilin e kanë blerë pasi besohej se vriste koronavirusin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një anije lundrimi është bllokuar në Panama dhe nuk lihet që të ankorojë pasi katër persona në bordin e tyre kishin ndërruar jetë prej covid-19. Ndërsa Kina duket se e ka marrë veten plotësisht pasi nuk ka asnjë të infektuar. Edhe pse janë raportuar 54 raste të reja, të gjitha janë të importuar nga jashtë.

Situata nuk është më mirë as në Ballkan, kur deri më tani Serbia ka shënur 528 të infektuar dhe 8 të vdekur. Maqedonia 219 të prekur dhe vetëm 3 persona kanë ndërruar jetë. Kosova ka rreth 88 të infektuar, e 1 të moshuar që ka ndërruar jetë. Numrin më të madh të infeksioneve në rajon e ka Greqia, me plot 966 të prekur dhe 28 të vdekur.

(k.m./dosja.al)

  • 18:48

    Google dhuron 800 milion dollarë për të ndihmuar në krizën e koronavirusit

    Foto ilustruese, GOOGLE
    Google do të dhurojë rreth 800 milion dollarë për të mbështetur bizneset, organizatat dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor si pjesë e përgjigjes së saj për koronavirusin.

    Mes tyre Google do ti japë Organizatës Botërore të Shëndetit dhe agjencive globale të qeverisë një total prej 250 milion dollarësh në grante reklamuese, për të shkëmbyer informacione se si të luftojnë përhapjen e virusit.

    Afro 340 milionë dollarë në kredi nga “Google ad” do të jenë në dispozicion për bizneset e vogla dhe të mesme, llogaritë e të cilëve kanë qenë aktive gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë rreth 20 milion dollarë do të jenë të rezervuara për njoftimet mbi fondet e ndihmave dhe mbështetje për bizneset e vogla.

    Facebook (FB), ashtu si Google, i ka ofruar kredi falas për reklama OBSH dhe institucioneve të tjera për të siguruar informacion të saktë në lidhje me koronavirusin, por OBSH ende nuk ka vendosur zyrtarisht asnjë reklamë në Facebook. Organizata është duke punuar me Facebook në kapacitete të tjera, përfshirë Qendrën e Informacionit Coronavirus të kompanisë dhe një llogari të alarmit shëndetësor në WhatsApp.

  • 18:29

    Vdesin 889 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 10,023 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi

    Buletini 28 mars

    Brenda 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 889 vitkima nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në rang kombëtar në 10,023.

    Pothuajse prej dy javësh në Itali çdo ditë numri i viktimave ka qenë i lartë, ku ka variuar nga 400, 600 e deri në 700, dje ishte shokues prej 969 viktimash, por edhe bilanci i sotëm ishte shumë i lartë duke e bërë Italinë si vendin e parë më të goditur në botë nga virusi, ku nga 29,879 viktima në rang global, 10.023 janë vetëm në Itali.

    Në rang global janë shënuar 637,753 të infektuar, 29879 të vdekur dhe 139,540 të tjerë janë shëruar totalisht. Italia është më e prekura me mbi 10 mijë viktima,e dyta është Spanja ku bilanci i viktimave ka shkuar në 5802, ndërsa Kina tashmë ka nisur të dalë nga kjo gjendje e vështirë, dhe janë vetëm 3295 të vdekur.

  • 16:10

    Në New York një viktimë çdo 17 minuta, koronavirusi ‘pushton’ edhe Amerikën, mbi 100 mijë të infektuar

    Pamje nga spitali ne Queens

    Koronavirusi i përhapur në SHBA, duket se nuk do të kursejë shumë njerëz. Së fundmi në mediat e huaja është raportuar se New York koronavirusi po vret një person çdo 17 minuta .

    Qytetti më i mbipopulluar në botë, sot po përjeton historinë më të trishtë, si shkak i përhapjes së koronavirusit.

    Mësohet se janë 26.600 persona të infektuar nga koronavirusi, ku mes tyre vetëm 5250 janë të shtruar në spital.

    Ndërsa nga të gjithë të infektuarit janë gjithsej 1175 të sëmurë i janë nënshtruar kujdesit intensiv.

    Kujtojmë që zona më e goditur është ajo e Queens me 8529 raste, më pas është Brooklyn me 7091 të infektuar, Bronx me 4880, Manhatani me 4627 dhe Staten Island me 1534 persona të sëmurë.

    Në rang kombëtar SHBA numëron 105,019 persona të infektuar dhe jan ë regjistruar  1717 të vdekur nga koronavirusi. 

  • 15:46

    “Faqja më e trishtë e historisë tonë”, Presidenti italian u drejtohet qytetarëve: Masat e marra kanë dhënë efekt pozitiv

    Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

    Italia është vendi i parë në botë për numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.

    Në mes të këtij kaosi që ka mbërthzer vendin, Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella u ka bërë thirrje qytetarëve italianë përmes një videomesazhi, ku teksa u kërkon të qëndrojnë në shtëpi e cilësuar këtë situatë si faqen më të trishtë që ka përjetuar ndonjëherë një vend si Italia.

    Në fjalën e tij Mattarella përmendi edhe masat drastike që ka marrë qeveria, duke thënë se po japin efekte pozitive, por për të pasur edhe më shumë efekt në zhdukjen e virusit ai ka thënë se duhet të vijojmë kështu që të mund të shihet një ndryshim i situatës.

    “Ne po jetojmë faqen më të trishtë në historinë tonë. Kemi parë imazhe që do të jetë e pamundur të harrohen. Disa territore dhe veçanërisht brezi i vjetër po paguajnë një çmim shumë të lartë. Edhe sot ka një numër të lartë dhe te dhimbshëm të vdekjeve të reja. Sidoqoftë, ky fenomen sugjeron që masat kufizuese janë duke prodhuar efekte pozitive dhe, për këtë arsye është e nevojshme të vijohet që të mund të shohim ndryshim të situatës. Në vendin tonë janë marrë masa të rrepta, por të domosdoshme, me rregullore ligjore. Ndjenja e përgjegjësisë së qytetarëve, është burimi më i rëndësishëm mbi të cilin një shtet demokratik mund të llogaritet në kohë si kjo që po përjetojmë. Ndërsa zbatojmë masat kundër vështirësive ekonomike, ne duhet të fillojmë të mendojmë për pas urgjencën: iniciativat dhe mënyrat për të rihapur gradualisht jetën tonë shoqërore dhe ekonominë tonë.”– u shpreh Mattarella në video.

    Ndër të tjera presidenti italian ka kërkuar edhe ndihmën e Bashkimit Europian për të kaluar këtë situatë të vështirë që ka krijaur COVID-19.

    “Bashkimi Europian, Banka Qendrore dhe Komisioni Europian, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme dhe pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian. Italia pret masa konkrete financiare dhe ekonomike nga BE në ditët në vijim.”–  përfundoi ai.

    Kujtojmë që Italia deri më tani ka mbi 9 mijë viktima dhe mbi 86 mijë të infektuar nga koronavirusi.

  • 15:04

    Situata e vështirë në Itali nga COVID-19, Conte: Izolimi i qytetarëve zgjatet edhe 15 ditë të tjera

    Ushtria italiane

    Koronavirusi ka mposhtur tashmë Italinë ku në rang kombëtar kanë humbur jetën mbi 9 mijë persona, prandaj dhe autoritet vendase kanë marrë vendimin që izolimi i qytetarëve do të zgjasë edhe 15 ditë të tjera.

    Ndërkohë Kryeministri Giuseppe Conte, Ministrja e Arsimit, Luciana Azzolina dhe Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro  kanë parashikuar se iyolimi mund të  zgjazë edhe pas 3 prillit.

    “Ne do të zvogëlojmë kufizimet derisa ato të eliminohen plotësisht, por do ta bëjmë atë gradualisht, në mënyrë që përpjekjet e bëra deri më të mos shkojnë  dëm pa dhënë efektin e duhur. “-tha  Conte.

    Kështu që Kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar në një intervistë për Il Sole 24 Ore zgjatjen e pashmangshme të mbylljes totale dhe ndalesat për të lëvizur pas të premtes së 3 prillit, datë në të cilën vlefshmëria e dekreteve kufizuese kaloi javët e fundit nga qeveria për përpjekjen e frenimit të përhapjes së koronavirusit .

    “Për momentin është e parakohshme të bëjmë parashikime, por shpresojmë të kthehemi në normale sa më shpejt që të jetë e mundur. Tashmë mund të themi se, siç është parashikuar nga Ministrja Azzolina, pezullimi i aktiviteteve shkollore do të vazhdojë edhe pas 3 prillit “.-përfundoi ai.

  • 13:32

    Koronavirusi ‘godet’ Qeverinë britanike/ Sekretari i Shtetit për Skocinë, Alister Jack futet në karantinë, shfaq simptoma të COVID-19

    Sekretari i Britanisë për Skocinë, Alister Jack.

    Sekretari i Shtetit për Skocinë Alister Jack ka treguar se i janë shfaqur simptoma të buta që lidhen me koronavirusin dhe për këtë shkak ai është izoluar.

    Ai e ka bërë vet me dije lajmin duke njoftuar se nuk i është nënshtruar testit për për virusin, pasi simptomat e tij janë vetëm temperaturë jo shumë e lartë dhe kollë.

    ‘Në 24 orët e kaluara, unë kam zhvilluar simptoma të buta të, temperaturë dhe kollë. Në përputhje me udhëzimet mjekësore, unë jam izoluar dhe po punoj nga shtëpia.“- është shprehur ai.

    Kujtojmë që dje rezultuan  pozitiv kryeministri i vendit Boris Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, e tashmë edhe Serkretari i Shtetit për Skocinë, Alister Jack.

  • 12:52

    Nuk respektuan distancën mes njëri-tjetrit, policët në Afrikë qëllojnë me plumba gome qytetarët para supermarketit (FOTO)

    Policet ne Afrike

    Përhapja e koronvirusit në Afrikën e Jugut ka nxitur autoritetet që të marrin rregulla të forta në përpjekje për zhdukjen dhe mbrojtjen nga Covid-19.

    Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar dhe publikuar disa imazhe ku shihet se policia ka reaguar ashpër ndaj  të gjithë personave që thyejnë rregullin e izolimit.

    Efektivët e policisë në Afrikën e Jugut gjuajtën plumba gome drejt blerësve që rrinin para një supermarketi në Johannesburg.

    Agjensia tha që rreth 10 automjete policie kishin mbërritur në Yeoville, ku disa qindra njerëz që ishin mbledhur jashtë një supermarketi Shoprite nuk po respektonin rregullat e distancës fizike.

  • 12:22

    Rritet bilanci edhe në Iran, 139 viktima në 24 orët e fundit, mbi 35 mijë të infektuar nga Covid-19

    Spitalet per koronavirusin te krijuara ne qendra sportive

    Ditën e sotme Irani ka raportuar 139 vdekje të reja nga koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve të Republikës Islamike në 2.517, raporton Reuters.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour tha në TV shtetëror se numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara u rrit me 3.076 në 35.408, ku  3,206 prej tyre janë në gjendje kritike.

    Presidenti Hassan Rouhani më parë siguroi publikun se vendi, një nga më të prekurit nga pandemia, ka një sistem të fortë shëndetësor të aftë të përballojë çdo rrezik edhe nëse ka një përhapje të shpejtë të sëmundjes.

    Ai deklaroi para publikut se se qeveria e tij ka ndarë 20% të buxhetit për të luftuar shpërthimin.

  • 12:13

    Bilanc tragjik/ Vdesin 832 njerëz brenda 24 orëve në Spanjë nga koronavirusi

    Foto ilustruese

    Ditën e sotme Spanja ka raportuar 832 vdekje nga Covid-19 brenda 24 orëve duke e çuar numrin total të të vdekurve në të gjithë territorin spanjoll në 5.690.

    Ministria Shëndetësisë në Sanjë gjithashtu tha se janë regjistruar edhe  8189 infeksione të reja të konfirmuara nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Spanjë tani ka arritur në 72,248.

    Spanja është  vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga Covid-19, dhe renditet e katërta për personat e infektuar.

    Kujtojmë që Spanja sa i përket shifrave të  të vdekurve po ngjason me Italinë e cila javën e kaluar çdo ditë e më tepër shënonte rritje të bilancit të vitkimave, ku dje shokoi botën pasi u regjistruan rreth 969 persona të vdeur nga COVID-19.

  • 11:36

    Listës së kongresmenëve amerikanë i shtohen edhe dy të tjerë, Mike Kelly dhe Joe Cunningham rezultojnë me COVID-19

    Foto ilustruese

    Në Amerikë mes të infektuarëve mësohet që janë edhe 5 kongresmenë. Rezultuan poztivë për COVID-19 edhe dy kongresmenët e tjerë Mike Kelly dhe Joe Cunningham, të cilët e çuan numrin total të në 5.

    Përmes një deklarate 71-vjeçari Kelly tha se ai kishte simptoma pothuajse si të gripit gjatë kësaj jave, prandaj dhe kishte zhvilluar një test pranë Spitalit Memorial të Butler.

    Ndërkohë ai është shprehur se simptomat e tij ishin të buta, prandaj dhe do të  vijojë të punojë normalisht në distancë nga  shtëpia.

    Ndërsa 37-vjeçari, Cunningham, u shpreh se është izoluar prej 19 marsit pasi kishte pasur kontakt me një anëtar të Kongresit i cili rezultoi pozitiv.

     “Ndihem mirë, që nga 17 marsi nuk kam qenë në gjendje të nuhas ose të shijoj, gjë që e mësova këtë javë se është një simptomë e mundshme e COVID-19.”- u shpreh ai.

    Nga ana tjetër doktori i Cunningham deklaroi se ai bërëi sërish dje një test të ri për virusin dhe rezultati doli pozitiv.

    Senatori Rand Paul, Mario Diaz-Balart dhe Ben McAdams janë tre kongresmenët e tjerë që kanë rezultuar pozitiv ditët e fundit, pas pasur asnjë test negativ.

  • 10:39

    Jeff Bezos shiti 3.4 miliardë dollarë të aksioneve në Amazon pak para shpërthimit të Covid-19

    Jeff Bezos

    Me përhapjen e koronavirusit mijëra njerëz nëpër botë kanë humbur punën  e tyre,  si edhe ekonomia globale është goditur rëndë. Ndërkohë që  mediat e huaja shkruajnë se triliona dollarë janë zhdukur nga vlera e tregjeve të aksioneve, jo të gjithë kanë humbur.

    Themeluesi i Amazon, pavarësisht gjithçkaje mbetet ende njeriu më i pasur në botë.

    Kjo pasi, ai shiti miliarda dollarë në aksione të Amazon para se pandemia e Koronavirusit të godiste edhe tregun e aksioneve.

    Miliarderi 56-vjeçar për tregtinë elektronike shmangi humbjen prej rreth 317 milionë dollarë duke hedhur në treg 3.7 miliardë dollarë aksione të Amazon në fillim të shkurtit.

    Ai ja hodhi paq nga humbjet më të mëdha duke shitur një pjesë të madhe të aksioneve të tij në Amazon në shkurt, përpara se shkalla krizës botërore të koronavirusit të njihej plotësisht dhe para rënies së tregut të aksioneve.

    Paraqitjet rregullatore tregojnë se Bezos shiti aksione në vlerë prej 3.4 miliardë dollarë në javën e parë të shkurtit.

    Megjithatë thuhet se Bezos para tre vitesh tha që ai do të shesë të paktën 1 miliard dollarë të aksioneve çdo vit për të financuar Blue Origin, kompaninë e tij private të hapësirës ajrore.

  • 10:39

    Gjashtë robotë në repartin e spitalit italian, do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët për të komunikuar pa pasur kontakt fizik

    Robotët

    “I para quhet Tommy”. Tashmë ai e ka pagëzuar me të njëjtin emër si djali i tij, prof. Francesco Dentali, Drejtor i departamentit të Mjekësisë me Intensitet të Lartë të Spitalit “Circolo di Varese”, është i kënaqur me këto përforcime të sapoardhura.

    Gjashtë robotë tani do të ndihmojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor në ndihmën e dymbëdhjetë pacientëve Covid-19, një robot për çdo dy pacientë.

    Ata hyjnë në dhoma dhe bëjnë të mundur monitorim në distancë, kjo ndodh falë aparatit fotografik me të cilin janë të pajisur, në fakt stafi e sheh pacientin dhe e monitoron atë pa qenë fizikisht në dhomë, ku në këtë mënyrë zvogëlohet konsumi i pajisjeve mbrojtëse dhe kursehet kohë, duke përfshirë edhe kohën  për për veshjen dhe zhveshjen e mjekëve .

    Por, këta robotë në gjatësinë e një fëmije janë edhe  “humanë”, pasi përmes tyre, në të vërtet, mjekët dhe infermierët mund të komunikojnë me pacientin dhe, nëse ai nuk është në C-PAP, ai mund të përgjigjet.

    “Natyrisht që këto robotë nuk e eleminojnë kontaktin e njeriut me pacientin, por ato shmangin hyrjen dhe konaktin e drejtpërdrejtë mes të sëmurëve dhe mjekëve. Në të vërtetë, duke na kursyer kohën e veshjes dhe zhveshjes, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në biznesin tonë, cilësia e kohës që do t’u kushtojmë pacientëve.”- shpjegon Prof. Dentali.

  • 9:38

    “Shpërthen Salvini”: Duan 15 të mendohen për të na ndihmuar, nëse kjo është BE, është një m*t!

    Matteo Salvini

    Kreu i LEGA-s Matteo Salvini nuk është kursyer me fjalorin duke shprehur hapur zemërimin e tij me Bashkimin Europian. Në një intervistë tijën për mediat vendase, Salvini është shprehur se pasi Italia të kalojë periudhën e koronavirusit do të rikonsiderojë qëndrimin e saj në union. Sipas tij, Be-ja nuk është gjë tjetër veçse një gropë më çakej dhe me gjarpërinj.

    Çmenduri. Evropës i duhen pesëmbëdhjetë ditë të tjera për të vendosur se çfarë të bëjë, nëse dhe kë do të ndihmojë? Përveç “bashkimit”, BE është një gropë gjarpërësh dhe çakejsh. Së pari të mposhtim virusin, pastaj mendojmë përsëri qëndrimin në union. Nëse është e nevojshme, do t’i themi lamtumirë. Me sa duket në Berlin dhe Bruksel ata nuk po e kuptojnë që njerëzit po vdesin. Nëse kjo është BE, është një m*t. Ikni mbushuni…,”-shprehet Salvini.

Shto Koment