Politike

Rreth 3000 gjoba për ata që dolën pa maska në rrugë, Lleshaj mesazh qytetarëve: Policia është e detyruar nga ligji

Kur në vetëm 4 ditët e para të hyrjes në fuqi të aktit normativ janë gjobitur në total 2811 “të pabindur”, Lleshaj shkruan se Policia është e detyruar nga ligji për të kërkuar zbatimin e kësaj mase.
Featured image of article: Rreth 3000 gjoba për ata që dolën pa maska në rrugë, Lleshaj mesazh qytetarëve: Policia është e detyruar nga ligji Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar respektimin e masës për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura nga qytetarët. Kur në vetëm 4 ditët e para të hyrjes në fuqi të aktit normativ janë gjobitur në total 2811 “të pabindur”, Lleshaj shkruan se Policia është e detyruar nga ligji për të kërkuar zbatimin e kësaj mase.

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19. Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë,”– shkruan Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej të enjtes së shkuar, maska është vendosur që të mbahet me detyrim edhe në ambientet e hapura për të shmangur një mbyllje të dytë nga pandemia e koronavirusit. Të gjithë ata që kapen në shkelje do të gjobiten me 3 mijë lekë të reja, dhe nëse kapen në përsëritje, do të duhet të paguajnë 5 mijë lekë të reja. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment