Bota

Rreth 1 milionë emigrantë janë arrestuar në kufirin mes Meksikës dhe Amerikës, gjatë vitit 2019

Kjo është shifra më e lartë e emigrantëve që duan të hyjnë në Amerikë, që prej vitit 2007.
Featured image of article: Rreth 1 milionë emigrantë janë arrestuar në kufirin mes Meksikës dhe Amerikës, gjatë vitit 2019

AMERIKË – Numri i emigrantëve të cilët tentojnë të shkojnë në Amerikë në mënyrë të paligjshme, është rritur ndjeshëm këtë vit, në krahasim më 12 vitet e kaluara.

Numri i emigrantëve të arrestuar vetëm këtë vit, deri në fundin e shtatorit, kap shifrën e 1 milionë personave.

Vetëm gjatë shtatorit, në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së, janë arrestuar 52.000 emigrantë të paligjshëm.

Politika e Trumpit mesa duket ka ndikuar në dyndjen e emigrantëve, të cilët mendojnë se pas pak kohësh shanset e tyre për të kaluar kufirin dhe udhëtuar drejt Amerikës, do të jenë shumë të pakta.

Kjo është shifra më e lartë e emigrantëve që duan të hyjnë në Amerikë, që prej vitit 2007.

Burimi: Washington Post

E.C/Dosja.al

Shto Koment