Bota

Reshje masive bore në Japoni, 1200 automjete bllokohen në autostradë

Kushtet ishin aq të rrezikshme sa u thirrën forcat ushtarake japoneze. Zyrtarët e motit kishin paralajmëruar se disa zona mund të mbuloheshin tre herë më shumë borë se zakonisht.
Featured image of article: Reshje masive bore në Japoni, 1200 automjete bllokohen në autostradë Foto nga bora

JAPONI-Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Japonin. Sipas mediave të huaja, për  herë të dytë në më pak se një muaj, reshje të dendura dëbore kanë bllokuar veriperëndimin e Japonisë duke shkaktuar një ndërprerje të kalimit në autostradë, ku më shumë se 1200 automjete janë bllokuar në korosi të ndryshme.

Kushtet kanë qenë aq të rrezikshme sa janë thirrur forcat ushtarake japoneze. Zyrtarët e motit kishin paralajmëruar se disa zona mund të mbuloheshin tre herë me më shumë borë se zakonisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për ndërprerje të mëtejshme të trafikut për shkak të borës dhe rrugëve të ngrira. Gjithashtu, bora ka shkaktuar dhe dëbora dhe dëme në linjat e energjisë elektrike. Paralajmërimet e dëborës së madhe janë ende në fuqi rreth rajonit Hokuriku.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment