Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Klodiana Lala: Ja ku dyshohet se është groposur trupi i viktimës (DINAMIKA E NGJARJES)

Lala është shprehur se trupi i Jan Prengës dyshohet se është groposur në rrethinat e Shijakut.
Featured image of article: Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Klodiana Lala: Ja ku dyshohet se është groposur trupi i viktimës (DINAMIKA E NGJARJES) Klodiana Lala

Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje kjo e ndodhur më 17 janar të këtij viti. Në emisionin “Opinion”, ajo  ka treguar dinamikën e vrasjes së Jan Prengës, dhe ka theksuar se dyshohet se trupi i tij është është groposur në rrethinat e Shijakut. Sipas saj në momentin e rrëmbimit nuk ka qenë prezent Altin Hajri.

“Altin Hajri nuk ka marrë pjesë në pengmarrje. Pengu ka hyrë i pajetë në resort rreth orës 12:30. Ai është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon brenda garazhdid të kompleksit “Golden”. Range Roveri është nxjerrë më pas edhe është djegur. Furgoni me trupin e Prengës ka dalë rreth orës 20:30 të darkës dhe më pas është kthyer në resort. Trupi dyshohet se është groposur në rrethinat e Shijakut. Personat në garazhd kanë ndërruar rrobat e tyre dhe i kanë djegur në një kazan jashtë garazhdid.”, sqaroi Klodiana Lala.

Ditën e djeshme Dosja.al ka publikoi foton e momentit kur trupi i Jak (Jani) Prengës nxirret nga “kështjella” e Hajrajve.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz. dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën.

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

J.V/Dosja.al

Shto Koment