Rajoni

Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren/ “Dragoi i Kavos” ra nga mali dhe u plagos rëndë, s’pranon të operohet, mjekët e shqetësuar: Rrezikon të mos ecë më!

Mediat vendase kanë njoftuar se aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit dhe raportohet se nuk ka pranuar që të operohet nga mjekët duke thënë se dëshiron që të vdesë.
Featured image of article: Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren/ “Dragoi i Kavos” ra nga mali dhe u plagos rëndë, s’pranon të operohet, mjekët e shqetësuar: Rrezikon të mos ecë më! Dimitris Aspiotis

GREQI- Dimitris Aspiotis, i cili njihet ndryshe edhe si “dragoi i Kavos” është arrestuar nga autoritetet para 8 ditësh, pasi kërkohej për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare.

Në ditën e arrestimit, në përpjekje për të shpëtuar nga policia, “Dragoi i Kavos” u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash dhe mori plagë të rënda në bel dhe në ijë. Mediat vendase kanë njoftuar se aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit dhe raportohet se nuk ka pranuar që të operohet nga mjekët duke thënë se dëshiron që të vdesë.

Mjekët kanë informuar se po planifikojnë në ndërhyrje kirurgjikale pasi dëmet që ai ka marrë në trup janë serioze, që është më mëdyshje pasi 47-vjeçari nuk po e aprovon operacionin.  Sipas tyre nëse ai nuk futet në operacion, rrezikon që të mos ecë më.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë, është vendosur që 47-vjeçari të transferohet të mërkurën në Spitalin Korydallos, ku do të vazhdojë të marrë kujdes shëndetësor.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment